”Turi i Mirënjohjes” në Kukës, Rama falënderon Majkon dhe hedh batuta për Gjicin: Të gjitha rrugët të çojnë në Tropojë
Ndalesa e radhës e ”Turit të Mirënjohjes” që kryeministrit Edi Rama pas fitores së thellë të PS-së në zgjedhjet lokale të 14 Majit, është në Kukës. Rama, teksa falënderoi deputetin dhe ish-ministrin Pandeli Majkon për punën e tij në Kukës, zbuloi edhe momentin sesi e kishte pritur deputeti momentin kur Rama i kishte caktuar detyrën.
“Kur unë Pandit i thashë do shkosh në Kukës më pa sikur do shkonte në internim. Nuk ke çfarë mendohesh i thashë, do shkosh në Kukës. Nuk foli, pastaj në darkë më çoi mesazh: Ore Edi seriozisht e ke ti? Unë i thashë: Mendova se më shkrove nga atje. Përtej shakave, shumë faleminderit Pandi”,-tha Rama.
Nga ana tjetër, Rama pati një batutë për kryebashkiakun Safet Gjicin, dhe zbuloi se Tropoja do të marrë një tur dhe ndalesë të veçantë. “Kontrata e Safetit ka një problem se është shkruar dhe shpërndarë kur nuk mendohej që do fitonim edhe Tropojën. Kështu që Safet nuk dua që ta ul vlerën e fitores së Kukësit dhe rëndësinë e fitores tënde, por dua të them që ke hyrë në një fazë të re të historisë ku të gjitha rrugët të çojnë në Tropojë. Me mirë të del se këta të Tropojës duan të dalin”,-tha Rama.