Turi i Mirënjohjes, Rama në Mat dhe Klos: Vota plebishitare për PS-në, një investim që do ta kthejmë në punë

Turin e Mirënjohjes, këtë të hënë kryeministri Edi Rama e zhvilloi me banorë të Matit dhe Klosit. Rama u shpreh se besimin dhe mbështetjen e thellë që PS-ja mori në zgjedhjet lokale të 14 Majit, qeveria ka për detyrë që ta kthejë në punë të mira për komunitetin.

“Shpeshherë ju e keni dëgjuar dhe shpeshherë shumëkush parapëlqen që t’i bjerë shkurt e të thotë që politika nuk ja vlen, vota nuk ja vlen, asnjë gjë nuk ndryshon. Por këtu në Mat, sikundër edhe në plot vende të tjera, kush do të kuptojë, duke menduar me mendjen e tij, i ka të gjitha mundësitë për të kuptuar se e kundërta është e vërtetë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi edhe se politika dhe vota vlejnë dhe nuk janë të gjithë njësoj. Rama shtoi se me këtë votë plebishitare ka edhe një pritshmëri të madhe.

“Kjo na nderon sepse PS ka jo pak vite në qeveri dhe kjo pritshmëri është provë shumë e rëndësishme e faktit se ne mund dhe do të vazhdojmë të ushqejmë shpresën dhe t’i përgjigjemi shpresës me edhe më shumë punë”, tha Rama.

SHKARKO APP