”Turi i Mirënjohjes”, Rama: Nga buqeta e Tiranës, Kamza ishte trëndafili më i bukur

”Turi i Mirënjohjes” së PS-së këtë të premte nga vijuar në kryeqytet. Kreu i socialistëve, Edi Rama tha ndër të tjera në fjalën e tij, se në buqetën e Tiranës trëndafili më i bukur ishte Kamza.

Sipas kryeministrit, Kamza u fitua për herë të parë nga socialistët falë punës së bërë nga kryetari Rakip Suli. Rama shtoi se votuesit e Kamzës, një pjesë e mirë të cilëve sipas kreut të qeverisë ishin demokratë, e votuan Sulin me mendje dhe jo me zemër.

“Ishte beteja më e pamundur teorikisht. Në Tiranë e kemi traditë fitoren. Në Vorë, kemi humbur e fituar. Në Kamëz nuk kishin fituar asnjëherë. Shembull i jashtëzakonshëm, i një harmonizimi i dëshirës së madhe për të fituar, me punën e madhe për të fituar, por edhe me kandidatin e madh për të fituar”,-deklaroi Rama.

Kryeministri pohoi edhe se e majta e fitoi Kamzën këto zgjedhje lokale falë edhe punës që është bërë për fëmijët e kësaj bashkie apo edhe prej procesit të Rindërtimit.

SHKARKO APP