Turistë të huaj apo shqiptarë të diasporës në plazhet e Kavajës, Rama: Përshtypjet i kanë me 5 yje
Kryeministri Edi Rama vijon me publikimet e shifrave për sezonin turistik në vend. Përmes një postimi në facebook, Rama shkruan se turistë të huaj apo shqiptarë të diasporës që po pushojnë në plazhet e Kavajës, përshtypjet i kanë me 5 yje.
”Nga Maqedonia e Veriut, Belgjika, Italia, të gjithë turistët shprehen të bindur se do të rikthehen sërish këtu, sepse vlerësojnë pastërtinë, sigurinë në plazhe, hotelet, çmimet e arsyeshme e natyrisht kuzhinën fantastike”,-shkruan më tej Rama.
Kurse në mëngjes, Rama tregoi shifrën e turistëve nga Gjermania. Sipas kreut të qeverisë, mbi 100 mijë turistë gjermanë kanë vizituar vendin tonë në këto 7 muaj.