Turistët e huaj vijnë për South Outdoor Festival, Rama: Copëza momentesh nga Borshi
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga turistët e huaj që janë bërë pjesë e South Outdoor Festival. Ky festival mbledh të rinj dhe entuziastë të muzikës në orët e vona duke bërë që interesi të jetë i lartë.
“Mirëmëngjesi dhe me këto copëza momentesh që ofron Borshi, ku turistë shqiptarë e të huaj janë bërë pjesë e South Outdoor Festival, ju uroj të diel të mbarë”- shkruan Rama.
Ky festival do të zhvillohet përgjatë 4 netëve me radhë në Borsh. South Outdoor festival vjen kështu për të gjashtin vit radhazi në Borsh, edhe është promotor i zhvillimit të turizmit në jug të vendit.