Turistët mbeten në det të hapur! U prishet gomonia, shpëtohen pas disa orësh

Tre turistë kanë mbetur të bllokuar në Gjirin e Gramës në Karaburun dhe janë shpëtuar nga roja bregdetare e Vlorës.

Tre të rinjtë kishin marrë skafin rreth 7 metra me dy motora dhe ishin nisur për të shkuar në Himarë. Ato kishin dalë rreth orës 18:00 dhe rreth orës 20:30 pësuan defekt dy motorrat.

Ato lajmëruan rojet bregdetare të cilat u nisën dy nga Sazani dhe dy nga Pashalimani ku rreth orës 00:30 arritën në kontakt me tre të rinjtë të cilët kishin mbetur në mes të detit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas operacionit arritën të lidhnin skafin e tyre duke i tërhequr në breg të detit rreth ores 03:00 të mëngjesit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?