Turistët në Vlorë, Rama poston video unike nga kodrat e Karaburunit
Gadishulli i Karaburunit është një vend unik dhe mjaft tërheqës në vijën bregdetare shqiptare, jo vetëm gjatë sezonit veror, por edhe gjatë stinëve të tjera, ku grupe turistësh zgjedhin të eksplorojnë natyrën e paprekur.
Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga grupet e turistëve që eksplorojnë kodrat e mrekullueshme të Karaburunit. I shpallur në vitin 2010 Park Kombëtar Detar, Karaburun-Sazani është i vetmi park detar kombëtar i Shqipërisë.
Plazhet e gadishullit të Karaburunit janë kthyer në destinacionet më të preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj, ndërsa për të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë momente relaksi në natyrë, parku detar ofron me brigjet e tij të Shën Vasilit, Shën Janit, Gjirit të Djallit, etj një eksperiencë natyrore unike.