Turizmi në lulëzim, Kryeministri: Vizitorët në shkurt janë rritur 54% krahasuar me 1 vit më parë
Mbi 686 mijë vizitorë të huaj kanë vizituar Shqipërinë në dy muajt e parë të vitit 2023. Shifrat janë ndarë nga kryeministri Edi Rama, ndërsa shkruan se krahasuar me një vit më parë, 74% më shumë turistë e kanë vizituar Shqipërinë.
“Vizitorët e huaj në shkurt 2023 janë rritur me 54% krahasuar me shkurtin e kaluar, ndërsa për dy muajt e parë të këtij viti, mbi 686 mijë vizitorë të huaj kanë frekuentuar Shqipërinë, ose 74% më shumë se e njëjta periudhë në vitin 2022”, shkruan Rama.