Turp për Qeverinë! Sekti i betonit gjobiti familjarët e arkeologut durrsak Vangjel Toçi ditën që vlerësohej “Nderi i Kombit”

Kryetarja e LSI në Durrës, Kontjana Kuçi ka reaguar për gjobën që policia e urdhëruar nga PS vendosi ndaj pjesëmarrësve në ceremoninë e dekorimit të arkeologut të njohur, Vangjel Toçi.

Kuçi shprehet se gjoba ndaj kësaj ceremonie, që u zhvillua sipas rregullave anticovid, është një fyerje ndaj veprës së arkeologut durrsak dhe qytetarëve të këtij qyteti.

Reagimi i plotë i Kontjana Kuçit:

“TURP TURP TURP

Sekti i betonit, mafia e korrupsionit, barbarët që zhbënë historinë dhe vlerat arkeologjike të Durrësit, në ditën e vlerësimit nga Presidenti i Republikës me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” për arkeologun e mirënjohur, Profesor Vangjel Toçi,

Gjobitën me 5 milionë lekë, pa të drejtë, inxhinierin e shquar në pension, z.Abdulla Deliallisi, Kryetar i Shoqatës “Durrësi Autokton.”

Kjo është një hakmarrje brutale dhe dashakeqe ndaj Shoqatës “Durrësi Autokton” vetëm sepse propozoi dekorimin e arkeologut të madh durrsak Vangjel Toçi.

Është hakmarrje ndaj intelektualëve të Durrësit. Është dhunë ndaj qytetarëve të Durrësit.

“Rilindja” gjobit me 50 milionë lekë një intelektual të shquar në pension dhe nuk gjobit oligarkët, ortakët e saj të zhytur këmbë e kokë në shkelje e korrupsion.

Terrori policor ndaj qytetarisë durrsake do marrë pergjigjen shokuese më 25 prill.

Do jetë përgjigja më e fortë ndaj dhunës shtetërore në 30 vitet e fundit.

#DurresiShtepiaJuaj 🌹”

SHKARKO APP