‘Turpi i njerëzimit’, Washington Post rikthen komentet e Ramës për Trump
Gazeta Washington Post ka përmbledhur në një shkrim të saj të gjithë komentet ofenduese që kanë mbërritur nga jashtë kufijve të vendit për presidentin amerikan Donald Trump.
Që në ditët e para të shpalljes së kandidaturës së tij për presidencën amerikane, atëherë kur pakkush e priste që do të zgjidhej vërtet në krye të Shtëpisë së Bardhë, Trump, thuhet në artikull, u kthye në një magnet kritikash nga zyrtarë të huaj.
Që kur fitoi zgjedhjet nëntorin e vitit 2016, vala e kritikave u ngadalësua, ose të paktën tani ata që i kundërvihen janë më të kujdesshëm me fjalët që nxjerrin nga goja, vazhdon artikulli.
Ndërkohë, është publikuar e plotë lista e 83 komenteve fyese ndaj Trumpit, dhe në vend të parë, Washington Post rreshton në rend alfabetik sipas shtetit, deklaratën e bërë nga kryeministri Edi Rama, që prillin e vitit 2016, duke iu referuar retorikës anti-islamit, tha se “Donald Trumpi dhe të tjerë në Europë, janë vërtet turpi i civilizimit tonë”.