Turpi/ Turma e thirrur nga Tahiri dhe fyerjet e tyre ndaj gazetarëve

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=9xYsRtlrsNg&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

Një skenë jo e zakontë ka qenë ajo përpara kryesisë së Kuvendit, ku qytetarë të shumtë kishin dalë për të mbështetur deputetin Saimir Tahiri.

Brohoritje dhe ndërhyrjet e qytetarëve e bënë të vështirë punën e gazetarëve, që kërkonin të bënin pyetje për çfarë kishte ndodhur brenda në mbledhjen e Këshillit të Rregullores.

Por kjo qe gati e pamundur, pasi jo vetëm që qytetarët ndërhynin, por ata kërkonin që gazetarët të mos bënin pyetje, sipas tyre, provokuese.

Në videon mund të dëgjohen teksa u thonë gazetarëve: “Lëre të flasë, moj torollake”, apo “mos e provoko”, e “hiqi ato pyetje, mbylle”. “Ne jemi këtu sepse është i pafajshëm”. 

Ja video se çfarë fyen turma, ndërkohë që Tahiri flet për gazetarët. Në video dëgjohen zërat e dy grave, të cilat shajnë Bashën dhe Berishën, e mundësisht këdo që flet kundër Tahirit.

Madje, njëra prej tyre, nuk pëlqen as pyetjen që gazetarja e News 24, i bën Tahirit, duke derdhur kundër saj, një lumë fyerjesh, nga “gazetare e qelbur” e deri te “surratja”. Gratë irritohen aq shumë, sa kërkojnë largimin e gazetares, madje edhe e kërcënojnë me fjalët: “Ta marr për leckash dhe ta hedh, turithara, shëmtira e dreqit”.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme dhe kuptoni se çfarë mllefi kanë njerëzit ndaj politikës dhe kujtdo që del kundër interesave të tyre.

 

SHKARKO APP