Turren për të mbledhur rrjetat e peshkut, burri me djemtë shpëton kurse gruaja mbytet
Kishin 2-3 vite që punonin në Himarë dhe mëngjesi i së mërkurës u kthye në tragjedi për familjen Rama. 4 anëtarët e kësaj familjeje, çifti me dy djemtë dolën për të mbledhur rrjetat e peshkimit siç bënin çdo ditë, por fatkeqësisht u përballën me dallgë deti të pamëshirshme që i mori përpara. Burri me dy djemtë arritën që të dalin në breg, ndërsa gruaja jo. ”Një milje përballë Dhërmiut, Policia Kufitare në bashkëpunim me Rojen Bregdetare bënë të mundur gjetjen e gruas, e cila ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det”.
Një hero është gjendur aty pranë rastësisht me një mjet lundrues, i cili së bashku me Policinë Kufitare dhe rojën bregdetare, bënë të mundur që të shpëtonin Robertin, Avdulin dhe Arsen Ramën. Një nga djemtë ndodhet në gjendje më të rëndë, teksa babai dhe djali tjetër janë jashtë rrezikut për jetën. Për gruan, Mirelën, kërkimet vijuan pavarësisht motit të keq, ku trupi i saj i pajetë u gjet pas disa orësh, një milje përballë Dhërmiut.
Nisur nga moti i keq, Policia e Shtetit u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve drejtuesve që të mos dalin në det. ”Si pasojë e motit të keq dhe detit me dallgë, Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese, (peshkarexha, motorë uji , e çdo mjet tjetër lundrues që përdoret me qëllim turizmi) të mos dalin ne det deri në qetësimin e situatës”.