U arrestua autorit i atentatit të dy ditëve më parë, Balla: Po forcohet bashkëpunimi me agjencitë e huaja

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar ditën e sotme lidhur me arrestimin e Sulejman Kapllanit, 68-vjeçarit i cili akuzohet për plagosje me armë zjarri ndaj Selami Brahimit në Shkodër 2 ditë më parë.

Ai ka përgëzuar Interpol Tiranën dhe strukturat e Policisë së Shtetit për operacionet e njëpasnjëshme.

“Përgëzime Policisë së Shtetit, Interpol Tirana Interpol Wlesbaden dhe Prokurorisë së Jurisdiksionit të Përgjithshëm Shkodër për zbardhjen dhe ndalimin e personit të dyshuar për një ngjarje kriminale të ndodhur 2 ditë më parë në Shkodër Dita-ditës po konsolidohet bashkëpunimi i Interpol Tiranës me agjencitë partnere për shkëmbimin e informacionit me qëllim gjurmimin, lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Ky bashkëpunim po zgjerohet edhe me vendet ku më parë s’kemi pasur marrëveshje ekstradimi, me ato vende që deri tashmë kanë shërbyer si vende të “sigurta” për shumë të kërkuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përgëzoj Interpol Tiranën dhe strukturat e Policisë së Shtetit në të gjitha nivelet, për operacionet e njëpasnjëshme, për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe ekstradimin e tyre drejt vendeve ku ata kanë kryer veprimtarinë kriminale. Vetëm gjatë 40 ditëve të para të këtij viti, janë zhvilluar 20 operacione nga Interpol Tirana dhe strukturat e Policisë së Shtetit, dhe koordinimi i vazhdueshëm me partnerët, ka lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga në disa qarqe të vendit 20 të kërkuar në nivel ndërkombëtar”- shkruan Balla në reagimin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?