U “fundos” në zgjedhjet e e pjesshme, Lulzim Basha: 6 marsi ishte anomali
Kreu i PD, Lulzim Basha, ka folur për herë të parë për rezultatin e kandidatëve të PD-së zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Pasi doli i fundit në të gjitha bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet, Lulzim Basha thotë se procesi i 6 marsit ishte “anomali e një anomalie”.
Në një dalje për mediat Basha u pyet nëse do të mbajë përgjegjësi për humbjen e gjashtë radhazi në krye të PD, Basha u përgjigj:
Së pari dua që procesi të përfundojë. U bëj thirrje numëruesve që të vazhdojnë deri në fund. Së dyti, e kam bërë të qartë. 6 marsi ishte një anomali, anomali e një anomalie, ishte si zgjedhjet moniste të 30 qershorit 2019. Kur nuk ka asnjë reflektim për anomalitë e tjera. Mendoj se shumica dërrmuese e shqiptarëve e kuptuan qartë nevojën për një reformë zgjedhore. Prandaj jemi në atë parlament. Kemi marrë një hap përpara duke detyruar krijimin e komisionit për reformën zgjedhore.