U fusnin drogë ”VIP-ave”/ 14 arrestime të bujshme, mes tyre efektivë të burgut të Peqinit dhe biznesmenë

Policia e Shtetit në një mega-operacion që po zhvillon në qarkun e Elbasanit, në bazë të 27 udhërave të arrestit, deri më tani ka vënë në pranga 14 persona. Mes tyre janë efektivë të burgut të Peqinit dhe biznesmenë. Urdhër arrestet janë për veprat penale, shpërdorim detyre, korrupsion dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm.

Zyrtarët e burgjeve bashkëpunonin me të dënuar “VIP” për t’u futur brenda qelive lëndë narkotike. Ndërkohë që hetimi për ta ka nisur prej kohësh por është finalizuar mbrëmjen e sotme, duke blinduar qytetin e Elbasanit.

Operacioni po ndiqet hap pas hapi por ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me çfarë ka ndodhur dhe si është zbuluar grupi.

SHKARKO APP