U nderua me medalje/ Gjenerali i NATO-s flet për Edi Ramën: Je mëshirimi i kësaj udhëheqje

Medalja “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, dorëzoi sot kryeministri Edi Rama për Komandantin e Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Wolters. Në fjalën e tij, ai tha se nuk ka qenë kurrë kaq i mallëngjyer, ndërsa ka shtuar se Shqipëria po rritet çdo ditë. Wolters ka folur me superlativa për Ramën, duke thënë kreu i qeverisë është mëshirimi i udhëheqjes së tij.

“Kurrë në jetën time të shkurtër në planetin tonë, s’kam qenë kaq i mallëngjyer. Kjo nënkupton shumë për mua. Dua ta nis duke folur për kombin tuaj, sesi rritet ditë pas dite. Shqipëria është vëllai i madh në rajonin tonë të NATO-së. Ajo që kam parë që prej 2016 është rritja.

Shqipëria nën udhëheqjen tuaj është rritur jashtëzakonisht shumë. Do doja të flisja prej disa prej elementëve që e bëjnë kaq të çmueshme mbajtjen e këtyre uniformave. Ju kryeministër në këto 61 vite të shkurtra të jetës sime je mëshirimi më i madh i kësaj udhëheqje.

Ka shumë karakteristika unike tuajat. Ju mund të hyni në një sallë të madhe liderësh, presidentësh e kryeministrash dhe brenda sekondit të gjithë kupton se ka një qenie të veçantë që mishëron frymëzimin dhe trajton të tjerët me respekt. Unë vlerësoj shumë këtë frymëzimin. Për ne ka qenë privilegj i veçantë që të ndajmë kohë me ju”.

SHKARKO APP