Reagon këngëtarja Eli Fara për akuzat: Nuk kam qenë drejtoreshë në Ministri

Këngëtarja e njohur Eli Fara ka reaguar rreth pretendimeve mediatike se ka marrë pagë si drejtoreshë për 8 vite në 2 ministri dhe ka përfituar 65 udhëtime pune me ministrin e asaj kohe Fatmir Mediun.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Eli Fara thotë se ndjen neveri ndaj personave që abuzojnë me jetën e të tjerëve duke shpifur. Ajo hodhi poshtë akuzat se ka qenë drejtoreshë. Këngëtarja tha se ka udhëtuar vetëm për koncerte dhe nuk ka pasur nevojë për shoqërues.

Statusi i Eli Farës:

“Zoti më ka bekuar me zërin që me fali , gjithë jeten time ia kam kushtuar artit të kengës! Ndjej neveri të pa fund për njerëzit që abuzojnë me jetën e të tjerëve duke shpifur pafytyrësisht! Ndjej detyrim moral të sqaroj opinionin publik mbi lajmet e rreme nga disa portale këto ditë! Nuk di të kem mashtruar apo vjedhur askënd, kurrë në jeten time!

Kam punuar fort dhe jam krenare për rrugen që kam ndjekur për të përballuar çdo gjë me djersen time, jam krenare për edukaten që më kanë dhënë prinderit e mi të mrekullueshem larg të keqiave, mashtrimeve, vjedhjeve! Deri tani nuk e kam besuar se në botë ka njerëez kaq të ligj, të paskrupullt dhe abuzive! Përse i ka sjelle Zoti në këtë botë?

Nuk kam firmosur kurrë në asnjë bordero si drejtoreshë! Nuk di të kem marrë ndonjëherë rrogë si drejtoreshë! Nuk di të kem udhetuar ndonjëherë si drejtoreshë! Kam udhetuar vetëm për koncerte dhe nuk kam pasur nevojë për shoqerues! Kjo është e verteta!”- shkruan Eli Fara.

SHKARKO APP