U tërhoq nga gara, Voltana Ademi: E mbështes kandidatin e Berishës, cilido të jetë në garë përballë PS
Edhe pse 7 vite në detyrë, Voltana Ademi nuk do të garojë për një mandat të dytë si kryetare në Bashkinë e Shkodrës, por thotë se Sali Berishën do të vijojë ta mbështesë.
Teksa ka votuar në primaret sot në Shkodër, Ademi tha se ajo do të vijoj të japë kontributin e saj politik në mbështetje të Berishës.
Voltana Ademi u tërhoq nga kandidimi për kandidate si pjesë e emrave për bashkinë Shkodër, për të përfaqësuar Berishën dhe lëvizjen e tij në zgjedhjet e 6 marsit.
“Kam qenë e bindur për një hap që përfaqësimi i të gjithë atyre njerëzve që duhet dhe mund të drejtojnë vendin, Shkodrën në këtë rast, duhet të jetë një grup, pjesë e grupit jam edhe vetë.
Jam nga ato që e kam mbështetur lëvizjen e Sali Berishës, do vijoj të jem aktive për këtë. Të sigurohemi që do të kemi pjesëmarrje sa më të mirë të njerëzve që mbështesin gjithë kandidatët ne do sigurojmë një maksimalizim të përfaqësimit të qytetit.
Një thirrje për qytetarët për të votuar në 6 mars. Bëhet fjalë për një leksion demokracie që ne duhet ta japim”- deklaron Kryetarja aktuale e Bashkisë Shkodër.