U tregoi brrylin kritikëve, reagon PD. Ristani: Ramës as e bardha s’i bën më derman
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani ka kritikuar Kryeministrin Edi Rama për veprimin skandaloz që bëri gjatë takimit të sotëm me pensionistët.
Në një status në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Ristani teksa theksoi se Edi Rama nuk i harron zakonet e vjetra, deklaroi se tashmë atij as e bardha (duke nënkuptuar kokainën) nuk i bën më punë.
“Ujku qimen e ndërron, por zakonin se harron. Rama u rikthye tek Rama i vërtetë me gjuhën dhe gjestet e tij ordinere. (Sot ju tregoi brrylin pensionistëve) Dështimet po e ndekin një pas një. Pas dështimit me BE, sot e la dhe Roshi. As e bardha s’i bën me derman”, shprehet deputeti demokrat, Arben Ristani.
KOHA JONË SONDAZH

