Udhë të mbarë, o rrugëtim i shpirtit të lirë shqiptar kah realizimit të kësaj kauze të demokracisë dhe lirisë
Nga: Ndriçim Kulla
Askush nuk mund ta mendonte, e jo më ta besonte, se pas kaq shumë vitesh në liri, jeta jonë partiake në PD të shfaqej kaq e njollosur dhe ku, pikërisht në forcën politike që solli pluralizmin. Kishte vite të tëra që lëngonte nga avashllëku, nga papërgjeshmëria, nga pa ndershmeria, nga demotivimi dhe braktisja e misionit të saj, por një prapakthim i tillë i frikshëm, të shtynte të vije në qendër të trajtimit edhe vetë demkracinë tonë partiake.
Ishte më pas “legjitimimi” i këtij regresi të madh nëpërmjet mos mbajtur asnjë përgjegjësi e mos reaguar për asgjë edhe përballë serive të humbjeve elektorale dhe gabimeve skandaloze politike të cilat nuk gjejnë krasim në asnjë vend demokratik. Kriza e njeriut shqiptar dhe e tërësisë së “botëve të vogla” të njerëzve tanë kudo, në çdo vend, na solli në përfundimin se i gjithë sistemi ynë gjendet në një krizë mbi kriza.
Ndaj duhej hedhur një kushtrim i argumentuar, intelektual, pse vallë liria dhe demokracia jonë janë në rrezik nëse në krye të opozitës qëndrojnë ende njerëz si Lulëzim Basha. Ishte pikërisht ‘kauza e foltores “ që bëri analizat e thella dhe që vendosi në fokus krijimin e një “Shqipërie të re”, dhe që nisi pikërisht me gurin e qoshes së ndërtesës së saj, zgjedhjet e lira e të ndershme. Ishte pikërisht kjo që përligji gjithë arsyetimin e këtij opinioni, se jemi në një periudhë vendimtare.
Ka ardhur koha që shqiptarët të bëjnë atë që se kanë bërë ndonjëherë gjatë këtyre tre dekadave, pas rrëzimit të komunizimit. Ta shkruajnë vetë historinë, me dorën e votës së tyre. Nuk ka më as ekonomi e sistem shoqëror të udhëhequr nga parimi i durimit, por përkundrazi nga parimi i shpresës.Sot u ringjall përsëri shpresa e goditur me këtë finalizim të jashtëzakonshëm në stadiumin Arena.
Nuk duam më as udhëheqës, intelektualë apo shoqëri civile për të cilët njerëzit tanë të thonë që “s’kemi pasur fat që jemi drejtuar nga të tillë si Lulëzim Basha”. Rezultati i drejtimit të tyre mbeti rreth një dekade, një Shqipëri me një opozitë të udhëhequr nga “njerëz pa cilësi”, që nuk bënë kurrë asgjë,që humbën gjithmonë dhe humbjet i shitën si fitore. Nuk u shkoi kurrë nërmënd të bënin dorheqje.
Gënjyen gjithmon për tu justifikuar mbajtjen e pushtetit të tyre, duke përdorur një gjuhë hipnotizuese si ajo e përshkruar nga Xhorxh Oruelli në librat e tij, ecën gjithmon në rrugën e tyre pa asnjë platformë reflektimi dhe lanë pas në fatin e tyre pa asnjë mbështetje njerëzit e mjerë dhe sidomos të qindra mijëra demokratëve ,të cilët zgodhën rrugën dramatike të ikjes nga vëndi tyre ,duke e kërkuar fatin e tyre larg atëdheut.
Duam njerëz, që ata të jenë kuintesenca e shpirtit të popullit shqiptar, i cili në thelb do liri e demokraci të vërtetë, integrim dhe ekonomi që të mos mbij më aq shumë skamje çdo vit. Do të duhej të kishte qënë edhe më e shpejtë kjo agora e ideve, debateve dhe reflektimit në të gjitha ato trajtime që ne bëmë tashti , sidomos të nxitur nga intensiteti dhe qëndresa e përditshme e atyre njerëzve që treguan sa të mënçur dhe guximtarë që janë.
Veçse doja të isha edhe i paanshëm, aspak i skajshëm në gjykim, pavarësisht se rëndesa dhe fortësia e ligjërimit që kam shprehur mund të duket shpesh jo i tillë. Ka qenë pikërisht ky meraku im kryesor. Mos vallë jam shumë pesimist? Mos vallë gjërat nuk janë edhe aq keq sa thuhen?
Kuvendi i demokracisë dhe i lirisë sot m’i hoqi të gjitha dyshimet. Jemi vërtet në rrezik lirie dhe demokracie, vetëm se kjo thirrje e së vërtetës nuk është aspak diçka që e mbyt, por përkundrazi që e ngjalli dhe e forcon shpresën. Ndaj, do të doja të përfundoja me shprehjen uruese, “udhë të mbarë, o rrugëtim i shpirtit të lirë shqiptar kah realizimit të kauzës së lirisë dhe demokracisë”.