Ukraina futet në BE para Shqipërisë? Rama: Nuk do të bëheshim xheloz

Kryeministri Edi Rama u pyet gjatë konferencës për shtyp me kancelarin gjerman, sesi do të ndihet nëse Ukraina anëtarësohet më shpejt se Shqipëria në BE. Rama tha se nuk do të bëheshin xhelozë.

Pyetje: Ukraina kërkon një procedurë të përshpejtuar për të hyrë në BE, si do ndiheshit nëse do të kenë sukses për këtë?

Edi Rama: A ndihem i shqetësuar që Ukraina mund të hyjë më shpejt në BE sesa ne? Më vë pak në pozitë sepse duhet të them të vërtetën. Unë më shumë shqetësohem se mos Ukraina mendon se mund të hyjë më shpejt, jo se do hyjë më shpejt.

Do u thosha dhe atyre që e ushqejnë këtë iluzion për Ukrainën që mos e përdorin atë për të shprehur entuziazmin e tyre revolucionarë në instanca të ndryshme.

Nuk duhet shumë shkencë për të kuptuar si funksionon BE-ja, kjo nuk mund të ndodhë sipas meje, por dhe nëse do të ndodhte, nuk do të bëheshim xheloz.

SHKARKO APP