Ulje e shifrave/ 2 viktima në 24 orë, dhe 931 raste të reja nga Covid-19

Betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar vetëm 2 pacientë të shtruar në spitalet Covid. ”Dy qytetare nga Durrës 58 dhe 61 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.

Nga 3,722 testime, kanë rezultuar pozitivë 931 qytetarë. ”374 në Tiranë, 50 në Shkodër, Durrës, 40 në Fier, 35 në Lushnjë, 32 në Gjirokastër, 31 në Sarandë, 28 në Vlorë, 21 në Berat, 20 në Elbasan, 19 në Mallakastër, Tepelenë, 17 në Kuçovë, 13 në Kamëz, Dimal,16 në Lezhë, 10 në Krujë, 9 në Kavajë, Patos, 8 në Kurbin, Vorë, 7 në Kukës, Divjakë, Korçë, 6 në Pogradec, Peqin, Gramsh, 5 në Vau i Dejës, Shijak, Delvinë, Devoll, Skrapar, Cërrik, 4 Malësi e Madhe, Dibër, Poliçan, 3 në Pukë, Has, Kelcyrë, Prrenjas, 2 në Fushë Arrëz, Tropojë, Mirditë, 1 në Rrogozhinë, Bulqizë, Mat, Himarë, Libohovë, Përmet, Memaliaj, Maliq, Belsh, Librazhd”.

Janë 15,262 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 127 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 2094 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 244,539 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (04 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore 931
Të shëruar në 24 orë 2,094
Të shtruar në spitale 127
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 3,722
Testime totale 1,686,583
Raste pozitive 263,172
Raste të shëruara 244,539
Raste Aktive 15,262
Humbje jete 3,371

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 6,389
Fier 1,677
Shkodër 1,517
Vlorë 1,156
Elbasan 956
Gjirokastër 823
Berat 787
Lezhë 642
Korçë 525
Durrës 351
Kukës 302
Dibër 128

SHKARKO APP