Ulsi Manja: Ligjet që prekin reformën në drejtësi do t’i miratojmë shumë shpejt
Socialistët duan të miratojnë sa më shpejt ligjet dy projektligjet që kërkojnë 84 vota dhe që prekin disa nga ligjet e reformës në drejtësi.
Ulsi Manja, në një intervistë për “A2”, thotë se edhe pse ligjet prek direkt kompetencat e kreut të shtetit qëllimi nuk është te emrat konkretë!.
“Nuk ka asnjë lloj tendence, por të bëhen për të parashikuar apo zhbllokuar çdo situatë në të ardhmen. Sot është ky President, ky Kuvend, nesër do kemi organe të tjera, në krye të Presidencës do të jetë dikush tjetër. Këshilli i Lartë Gjyqësor pas përfundimit të mandateve të anëtarëve ekzistues do të ketë një përbërje tjetër. Dhe ndryshime në këto ligje synojnë të zgjidhin dhe zhbllokojnë situatën në vazhdimësi”, u shpreh Ulsi Manja.
Edhe pse procedura që propozohet në betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ngjan me atë të ndjekur nga Arta Vorpsi teksa përballej për të njëjtin vend me Marsida Xhaferllarin, sipas mazhorancës nuk lidhet me emrin e saj Institucioni i radhës që do të betohet para Presidentit të Republikës, është SPAK. Kjo do të jetë hera e parë dhe e fundit që do të kryhet në Presidencë që do të rakordojë datën me KLP-në. Pas ndryshimeve në ligj që kërkon PS, as anëtarët e SPAK dhe as ata të Gjykatës së Lartë nuk e kryejnë këtë detyrë para Kreut të Shtetit.
KOHA JONË SONDAZH

