Unaza bujqësore Muriqan-Fermë (Cërrik), Mazniku: Rrit turizmin, agroturizmin dhe zhvillimin ekonomik në tërë Dumrenë

Unaza bujqësore Muriqan-Fermë (Cërrik) është një investim i rëndësishëm që lidh tri bashki: Cërrikun, Belshin dhe Elbasanin. Ky projekt është në shërbim të zhvillimit bujqësor dhe turistik të zonës, është një ndihmë e madhe për fermerët e zonës dhe rritjen e eksporteve.

Ministri dhe drejtuesi politik i PS për qarkun Elbasan, Arbjan Mazniku ka ndarë foto nga inspektimi që kreu së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Bashkisë së Cërrikut, Andis Salla. Për Maznikun ky investim rrit turizmin, agroturizmin dhe zhvillimin ekonomik në tërë Dumrenë.

”Në kantierin e segmentit Muriqan-Fermë të unazës bujqësore në Cërrik, një investim i rëndësishëm i cili do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e fermerëve dhe produkteve të tyre, duke rritur edhe më tej turizmin, agroturizmin dhe zhvillimin ekonomik në tërë pllajën e mrekullueshme të Dumresë, sot transformuar në një destinacion turistik që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë çdo vit’‘,-shkruan Mazniku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?