“Unë do ta hap Shkodrën”, Benet Beci tregon hartën e investimeve për bashkinë

Benet Beci, kandidat i PS-së për kryetar bashkie në Shkodër, prezantoi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” hartën se si e mendon ai hapjen e bashkisë së Shkodrën me rajonet fqinje, në Mal të Zi, Kosovë, por edhe me Shëngjinin dhe Lezhën.

Ai tha se qeveria dhe donatorët do të investojnë për lidhjen e plazhit të Velipojës me Shëngjinin dhe Ulqinin, të Murriqanit me Lezhën dhe me Gjakovën.

Biseda në studio 

Swiss Digital Desktop Reklama

Benet Beci: Velipoja është sot destinacioni kryesor turistik, pasi është plazhi më i rëndësishëm, por sot është në nivelin bazë, sepse është i papastër, pa rrugë, pa investime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ola Xama: Dhe afron turistë që shpenzojnë shumë pak.

Benet Beci: Ekzakt, por sot nuk të afron asgjë, megjithëse është perlë, është plazhi më i mirë për Shkodrën, por vetëm kaq, por është i bllokuar. Këtu afër është Ulqini, që ka histori dhe një plazh të jashtëzakonshëm. Me një investim 20 milionë dollarë, investimi që vjen nga Shëngjini me Ranën e Hedhun, ndërsa Ura e Bunës është një projekt rreth 10 milionë dollarë. Të dyja këto investime që do të bëhen krijojnë një plazh ranor nga Ulqini në Shëngjin, 50 kilometra, investime të qeverisë shqiptare me donatorët. Kjo e hap tregun për në Shkodër.

Detyra e kryetarit të bashkisë së Shkodrës është të kombinojë buxhetin e bashkisë dhe të gjithë aktorët e tjerë që çojnë në zhvillimin e Shkodrës, si qeveria, donatorët, aktorët e tjerë.

Ola Xama: A duket se Edi Rama ka gjetur një njeri teknik që di projekte zhvilluese dhe që ka zhvilluar këto projekte edhe në qeverinë “Berisha” edhe “Rama”? A po përdoren këto projekte si blerje të votës në Shkodër?

Benet Beci: Ti do të fikesh brenda vetes nuk nuk lidhesh me rajonin. Unë do ta hap Shkodrën.

Ola Xama: Kryetarët e bashkisë e kanë mbajtur të mbyllur Shkodrën?

Benet Beci: Kjo është anë politike. Rruga e Murriqanit që shkon deri në Lezhë është në fazën e fizibilitetit është planifikuar me fondet e komunitetit Evropian, pjesë e autostradës Adriatiko-Joniane.

Ylli Rakipi: Me atë dhe me urën e Bunës po tallen, për të ndihmuar Abazin (Abazoviçin), por po të bëhet ajo është mrekulli.

Benet Beci: Kemi edhe aksin e Gjakovës, hapjen me Gjakovën, hapjen me Krajën anash liqenit, që është vonuar për shkak të problematikave burokratike bashki-qeveri.

Ylli Rakipi: është kaq e trishtuar kjo hapja që thoni ju, sa aty nisen punëtorë të panumërt që shkojnë marrin një rrogë ditore në Mal të Zi.

Benet Beci: Hapja, pa e bërë qytetin, që është pika e dytë e programit, nuk ka kuptim. Ideja nuk është hapje për të ikur, por hapje për të ardhur, si qendër rajonale, për të sjellë turizmin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?