Unioni Europian i Kontrollorëve: Mos sulmoni punonjësit, gjeni zgjidhje me dialog dhe jo me ushtri

“Ndaloni menjëherë sulmet ndaj kontrollorëve të trafikut ajror në Shqipëri”. Kjo është deklarata e sapodalë në Bruksel nga Unioni për Koordinimin e Kontrollorëve Ajrore Europianë.
Ata kërkojnë që të rikthehen në punë kontrollorët e shkarkuar dhe të bëhet kujdes, pasi nuk duhet nënvlerësuar solidariteti mes kontrollorëve europianë të trafikut ajror.
Në deklaratë përmendet edhe një rast i ngjashëm në Poloni. Por duket se solidariteti me kontrollorët shqiptarë nuk po mungon jo vetëm në BE, por edhe në rajon. Ka raportime se ata mund të solidarizohen me një grevë të shkurtër 1-orëshe.
Mësohet po ashtu se vetë Sindikata Europiane e Kontrollorëve i ka shkruar kryeministrit shumë javë më parë, për të shprehur shqetësim për këtë situatë. Gjatë ditës së sotme reaguan edhe kontrollorët e Kosovës. Ata i bënë thirrje qeverisë që të ulet për dialog. “Zgjidhja nuk vjen duke i etiketuar kontrollorët si vegla politike apo ‘armiq të popullit’,” thanë ata.

Lexoni edhe…
- Mbyllet aeroporti i Rinasit, anulohen të gjitha fluturimet
- Njerëzit e Ramës dhe Ballukut. Ja kush janë drejtuesit Albcontrol që kanë përgjegjësi për bllokimin e fluturimeve
- Presidenti reagon për bllokimin e Rinasit: Jemi vend i NATO-s, qeveria të zgjidhë situatën kritike
- Rama shpik grupe armiqësore për fushatë: Bllokuesit e fluturimeve në aeroport do të ndiqen penalisht
- Vasili: Qeveri horrash! Bllokuan Aeroportin e vetëm Ndërkombëtar të vendit
- Balluku flet nga Rinasi: Pezullimi i fluturimeve, organizim i mirëfilltë politik!
- Meta: Qeverisë do t’ia jap përgjigjen sot pasdite nga Vlora, të shikoj nëse është hapur Aeroporti i Vlorës
- Mashtrimi i Rama-Ballukut me Rinasin: Paratë që ju mbahen kontrollorëve shkojnë tek Beccheti
- Berisha: Stop terrorit psikologjik, autoritetet e huaja të hetojnë
- Ylli Manjani: Kujdes nga propaganda e Ramës. Opozita dhe Presidenti nuk kanë gjë në dorë për Albcontrol
KOHA JONË SONDAZH

