Urdhër-ndalimi për 3 kontrollorët, avokati: Shkak janë mesazhet në WhatsApp

Tre nga kontrollorët e “Albcontrol”, të cilët pezulluan punën një ditë më parë në aeroportin “Nënë Tereza”, janë ende në polici, pasi për ta është lëshuar urdhër-ndalimi. Floresha Ndreca, Muhni Mezini, Armand Pezga, ishin të vetmit që mbetën në polici pas shoqërimit me dhjetëra prej tyre një ditë më parë.

Avokati Rezart Kthupi, ka dalë para mediave për të bërë të ditur se arrestimi i tre kontrollorëve është bërë për shkak të bisedave që janë zbuluar në ”WhatsApp”. Nga ana tjetër, ai ka bërë të ditur se kanë përfunduar procedurat për ndalimin e tre kontrollorëve dhe akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë për shpërdorim detyre. Akuza që është ngritur ndaj tyre është për komunikimet që janë bërë në grup të kontrollorëve.

”Sapo kanë përfunduar procedurat për ndalimin e tre kontrolloreve, akuza shpërdorim detyre në bashkëpunim, kjo është sa i takon pjesës informative. Fezga sapo ka kaluar Covid-19, nuk është në kushtet më të mira, për të përballuar ndalimin në paraburgim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është një akuzë që nuk mund t’iu komunikohet atyre, se nuk janë funksionarë publikë. Personat e ndaluar e kanë kundërshtuar ndalimin e tyre, nuk e di nëse një person mund të ndalohet për komunikime në WhatsApp. Është një akuzë që është ngritur në bazë të komunikimit në grup.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të bëjmë një sqarim, është e vërtetë që AlbControl është me vetëfinancim, por është në pronësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjitikës. Është pretendim që nuk ka asnjë provë që ta provojë, të gjithë kontrollorët kanë qenë sot këtu, dhe me çfarë baze, avionët nuk punojnë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?