Urdhër-ndalimi për 3 nga punonjësit e Albcontrol
Politikë E Enjte, 8 Prill 2021 12:01
Lajmi i fundit është që tre nga kontrollorët e “Albcontrol”, të cilët pezulluan punën një ditë më parë në aeroportin “Nënë Tereza”, janë ende në polici, pasi për ta është lëshuar urdhër-ndalimi. Floresha Ndreca, Muhni Mezini, Armand Pezga, ishin të vetmit që mbetën në polici pas shoqërimit me dhjetëra prej tyre një ditë më parë. Mësohet se ata akuzohen për shpërdorim detyre. Sipas prokurorisë, tre të ndaluarit janë organizatorë të grevës.
KOHA JONË SONDAZH

