Urgjenca Kombëtare në gatishmëri, ministrja Koçiu: Mbi 110 mijë thirrje gjatë verës

Mbi 110 mijë thirrje telefonike për ndihmë mjekësore i janë drejtuar Urgjencës Kombëtare gjatë muajve të verës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bën me dije se gjatë muajve të verës shërbimi i urgjencës ka qenë në vijën e parë të ndihmës mjekësore për qytetarët dhe turistët.

“Urgjenca Kombëtare, në gatishmëri për çdo qytetar, në të gjithë vendin. 110,367 thirrje për ndihmë mjekësore; 34,660 vizita në banesë; 12,000 këshillime mjekësore”, njoftoi Koçiu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu Koçiu nënvizon edhe se shërbimi i Urgjencës është çdo ditë më pranë qytetarëve, duke garantuar kujdes të shpejtë dhe të sigurt shëndetësor, aty ku ka më shumë nevojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?