Urim feste dhe apel, ambasadori i BE: Të punojmë për reformat integruese
Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka uruar shqiptarët për festën e Pavarësisë. Në një postim në “Twitter”, Soreca krahas mesazhit të urimit shprehet se BE do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në kryerjen e reformave për realizimin e integrimit të vendit.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri!Urimet më të mira për të gjithë shqiptarët në këtë ditë të veçantë!Bashkimi Evropian është i angazhuar të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në kryerjen e reformave të nevojshme për realizimin e ëndrrës evropiane të popullit shqiptar. #BEpërShqipërinë”
Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Best wishes to all Albanians on this special day! The #EU is commited to supporting #Albania in carrying out the reforms needed to achieve the European dream of the people of Albania.#EUforAlbania