Urimi i Joe Biden për 101-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA (VIDEO)
Një mesazh me video është postuar këtë mëngjes nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Është presidenti Joe Biden ai që dërgoi një urim për Shqipërinë dhe shqiptarët në 101-vjetorin e marrëdhënies Shqipëri-SHBA.
“Mbarë popullit shqiptar. I dërgoj urimet e mia më të përzemërta dhe miqësinë jetëgjatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kur SHBA-të mbrojtën pavarësinë e Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore, u krijua një miqsësi e përhershme midis popujve tanë. Një dashuri të përbashkët për lirinë dhe për vlerat e demokracisë, të cilat nuk u thyen kurrë edhe kur populli i Shqipërisë i qëndroi dekadave në diktaturë. Uroj që dy kombet tona të vazhdojnë të ndërtojnë mbi gjithëka që kemi arritur së bashku dhe të ofrojnë një të ardhme më të ndritshme dhe më shpresëdhënëse për fëmijët tanë”, thotë Biden.
KOHA JONË SONDAZH

