Urimi për Bajram, Basha këndon vargje të Kuranit

Kreu i PD, Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit. Kjo festë tha Basha është një simbol shprese. Madje ai këndoi edhe disa vargje të Kuranit, të cilat i kanë mbetur në mendje që ditën e parë të Ramazanit, siç tha ai.

“E di se ky muaji ka qenë sakrificë për agjëresit. Uroj që zoti ta pranojë sakrificën dhe agjërimin si një ndjesë për kombin shqiptar. Këto janë ditë të vështira për mijëra familje, por festa e stome është një simbol shprese. Prej ditës së parë të Ramazanit me kanë mbetur në mendje 4 vargje të Kuranit:

Në mesditë kur shndërrin dielli apo natën kur errësira bie, zoti yt  nuk të ka braktisur as zemëruar me ty  nuk është e patjetër çfarë po vjen më e mirë është se çfarë po shkon, e zoti bujar do të jetë me ty, e ti i kënaqur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët. Gëzuar Bajramin!”, tha Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?