Ushtari i sulmuar nga rusët, tregon se i ndaloi: Më iku shikimi për disa minuta

Një nga ushtarët e sulmuar nga “turistët” rusë këtë të shtunë në uzinën ushtarake në Gramsh, ka rrëfyer se kishte djegie në fytyrë dhe se i kishte ikur shikimi për disa minuta.

Po ashtu ushtari tha se e netralizoi shtetasin rus derisa erdhën patrullat e policisë. “Edhe nga fytyra kishim djegie. Shikimi për momentin na iku. Për momentin po. E kapëm të dy dhe e po mbanim poshtë, derisa njoftuam patrullat”, tha ai.

Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh. Ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë që ndodheshin në uzinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?