Vajza e videos A.K. nuk po ruhet nga shteti. Jeta e saj është në rrezik

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se shtetasja A.K, e cila shfaqet në video skandalin e Safet Gjicit, ka dëshmuar në SPAK.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha zbuloi se A.K ka kërkuar mbrojtje nga autoritetet pasi është kërcënuar.

Ajo nuk është marrë në mbrojtje dhe nuk është lejuar as të nxjerrë fëmijën e saj nga Shqipëria.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ajo ka kërkuar mbrojtje. Ajo ështs kërcënuar. Por nuk është në këtë moment në mbrojtje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka tentuar të çojë fëmijën e vetë te familjarët, diku ngjitur me Shqipërinë dhe nuk e kanë lejuar.

Jeta e saj dhe familjes së saj duhet garantuar. Pa atë ky process është i dështuar.

Ajo mund të tërhiqet për shkak të presionit.

Kam biseduar me të në telefon. E kanë kërcënuar dhe nuk ka asnjë mbrojtje sot.”, deklaroi Hoxha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?