Vaksina antiCovid/ Tritan Shehu: Rama na mbushi me ‘optimizëm’, por harroi të përmendë COVAX
Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me mesazhin e kryeministrit Rama drejtuar shqiptarëve, duke u ndalur vecanërisht te vaksina anticovid.
“Rama para pak minutash na mbushi me “optimizem”; edhe per Vaksinen Covid! Por haroi te permendete COVAX dhe faktin trondites per neve se ndersa e tere Europa e Bota e zhvilluar po vaksinohen, kemi ngelur i vetmi vend, jo vetem jashte ketij procesi jetik e urgjent, por dhe pa asnje premtim konkret.” Shkruan Shehu.
Postimi i plotë:
Rama para pak minutash na mbushi me “optimizem”; edhe per Vaksinen Covid!
Ishin pikerisht ato tre ceshtje qe ai preku per kete argument, per te cilat kishin nevoje shqiptaret:
1-Ai tha me besim te plote se “vaksina do te vije”, sikur ndokush te kishte ndonje dyshim per kete, pa dyshim qe vaksina nje dite, por kur, cfare sasie, cila….keto jane ceshtjet qe ai nuk u dha asnje pergjigje.
Ne fakt ketyre pyetjeve thelbesore ai vetem ju referua duke i rumbullakosur…”ne muajt qe do te vijne”…, gje na “qetesoi”, se dikush kishte thene “ne vitet qe vijne”.
3-Me tej u angazhua qe vaksina do te aplikohet falas, por pa thene se ky tashme eshte nje rregull i perboteshem pa te cilin nuk te sjell kush vaksinen!
4-Ne fund per te treguar se eshte “liberal”, ai theksoi se “vaksina do te aplikohet me deshire, jo e detyrueshme”, kur ne fakt keshtu po aplikohet tashme kudo.
Por haroi te permendete COVAX dhe faktin trondites per neve se ndersa e tere Europa e Bota e zhvilluar po vaksinohen, kemi ngelur i vetmi vend, jo vetem jashte ketij procesi jetik e urgjent, por dhe pa asnje premtim konkret.
Une do te doja t’i thoja Kryeministrit se ndersa ai vetem ben “lojra fjalesh”, shqiptaret vdesin, humbin shendetin e ekonomia rrenohet!
Po i shkruaj sonte keto rreshta se gjykaj qe vaksinimi eshte nje ceshtje e rendesise se vecante per te gjithe popullin tone.