FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vala e të nxehtit, bashkia e Tiranës ndihmon të pastrehët, Veliaj ndan pamjet

Të pastrehët janë ndër më të rrezikuarit në këtë valë të nxehti që ka shoqëruar Tiranën përgjatë verës pasi janë më të ekspozuar në diell. Ekipet e punës në bashkinë e Tiranës kanë ndërmarrë veprime të shpejta për t’u ardhur në ndihmë. Fillimisht u kanë ofruar ndihmë shëndetësore të pastrehëve dhe më pas i kanë shoqëruar për në Qendra Sociale të ngritura nga Bashkia Tiranë.
“Fokus në këto ditë të nxehta vere, është edhe monitorimi i territorit për qytetarë të gjendur në situatë rruge, në kushte të vështira. Për çdo rast të konstatimit, u ofrohet ndihma shëndetësore nëse kanë nevojë, si dhe së bashku me specialistët e Shërbimit Social, shoqërohen për në Qendrat Sociale të ngritura nga Bashkia Tiranë, për këtë kategori qytetarësh ku gjejnë gjithmonë ushqim të freskët, kushte dhe trajtim dinjitoz”, shkruan kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj teksa ka ndarë pamje nga ekipet e punës në terren.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?