Valbona Sako në mëngjes dha dorëheqjen, emërohet kryebashkiaku i ri në Durrës

Bashkia Durrës

Këshilli bashkiak në Durrës vendosi Zhylien Varfaj kryetar të bashkisë së Durresit. Emërimi i tij vjen pas dorëheqjes së Valbona Sakos mëngjesin sotëm.

Sako, e cila erdhi në detyrë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, dha dorëheqjen mëngjesin e sotëm. Ish-kryebashkiakja e Durrësit mori këtë vendim pas deklaratës së saj në media ku tha se duhet të jemi të kënaqur me shifrën prej 50 viktimash nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas ligjit për vetëqeverisjen vendore, pika 5 e nenit 61, thotë se: Me përfundimin para kohe të mandatit të kryetarit të bashkisë, sipas këtij neni, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, funksionet e tij i kryen zëvendëskryetari i bashkisë. Në rastet kur ka më shumë se një zëvendëskryetar bashkie, këshilli përkatës, me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij, cakton një nga zëvendëskryetarët të kryejë funksionet e kryetarit deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Durrësi aktualisht ka 4 nënkryetarë bashkie, por përmes votimit në Këshillit Bashkiak, roli i kryetarit të Bashkisë në Detyrë i kaloi Zhulien Varkajt,i cili do ta mbajë këtë post deri në organizimine zgjedhjeve të parakohshme lokale për zonën.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?