Vangjel Dule: Rama i bëri moral Beogradit, por s’di sa dhe ku i ka minoritetet. Gjendja e tyre, negative dhe në Shqipëri

Kjo deklaratë e kryeministrit Edi Rama në Preshevë, sipas kreut të PBDNJ, Vangjel Dule, është e drejtë dhe parimore, por kurrsesi nuk qëndron.

Duke folur në emisionin “Tonight Ilva Tare”, Dule tha se Rama nuk mund të pretendojë të jetë shembull në këtë drejtim, kur Shqipëria është i vetmi vend që akoma nuk ka statistika të qarta mbi pakicat, që sipas tij është baza e çështjes së respektimit të të drejtave të minoriteteve në një vend.

Por, Dule nuk kurseu dhe rezervat mbi përfaqësimin në nivel lokal e qëndror.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Shqipëri mungon një ligj integral për të drejtat e minoriteteve. Duhet sa më shpejt ta miratojë Shqipëria.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk kemi marrë ende një përgjigje, gjithmonë në drejtim të BE, jo ndaj nesh.

Jemi i vetmi vend që nuk kemi statistika të qarta, kush janë dhe ku jetojnë pjestarët e minoriteteve etnike në Shqipëri.

Si mund të pretendosh si kryeministër i një vendi se në vend respektohen të drejtat e minoritarëve dhe je shembull në këtë drejtim, në një kohë që nuk ke bërë alfën?

Po u them disa fakte. E dini që në ushtrinë e Shqipërisë nuk ka anjë oficer nga radhët e minoritetet etnik grek? Prej vitesh në polici numërohen me gishtërinjtë e një dore, ndërsa në trupin diplomatik janë një ose dy përfaqësues. Po ashtu dhe në sistemin gjyqësor.

Të gjitha statistikat deklarojnë se pjestarët e minoritetit grek u përkasin shtresave më të arsimuara.

Në periudhën e qeverisjes Berisha pati një spastrim drastik, sistematik në këto struktura. Flasim për pjesën e parë të qeverisjes ’92-’97. Edhe sot me shumë skepticizëm pranohen pjestarë të minoritetit grek në këto struktura. Të drejtat e minoriteteve janë të natyrës mbipartiake.Vitet e fundit janë shënuar hapa pas. Kemi dhe koncepte që nuk janë në trend pozitiv”, tha Dule.

Ndërkohë, koalicioni me Ramën duket se nuk po funksionon, pasi sipa Dules, nuk mbështetet në parimet e sintezës. Por ndërsa në nivel kryeministror ka ftohje, kreu i PBDNJ-së është i kënaqur nga bashkëpunimi me grupin parlamentar të PS.

Reforma territoriale duket se do të çojë edhe PBDNJ-në në Kushtetuese, nëse kjo e fundit rrëzon kërkesën e PD-së.

Nga ana tjetër Dule, thotë se po shikojnë edhe mundësinë e mbajtjes së një referendumi lokal në Himarë dhe në Lukovë për të kundërshtuar variantin qeveritar, qëllimi i të cilit thotë ai, është tjetërsimi i raportit demografik të zones.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?