Vangjel Tavo: Edhe Maqedonia e Veriut siguron vaksinën e COVID. Qeveria e Shqipërisë e papërgjegjshme, e harxhon kohën për propagandë

Ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo thotë se edhe Maqedonia e Veriut e ka siguruar vaksinën kundër COVID.

Në një postim në Facebook, Tavo shkruan se “Shqipëria mbetet gjithmonë e fundit, për shkak të papërgjegjshmërisë së qeverisë dhe kohës që ajo harxhon për propagandë e jo për menaxhim profesional“.

Postimi i plotë i Tavos në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas Kosovës edhe Maqedonia e Veriut siguron vaksinat.
Maqedonia e Veriut deri në muajin mars do të marrë 833.000 doza të vaksinës anti-Covid të mjaftueshme për imunizimin e 400.000 njerëzve.
Vaksina do të jetë FALAS dhe prioritet do të kenë punonjësit shëndetësorë, të sëmurët kronikë dhe kategoritë tjera të ndjeshme të qytetarëve.
Si gjithmonë ne të fundit për shkak të papërgjegjshmërisë së qeverisë dhe kohës që ajo harxhon për propagandë e jo për menaxhim profesional.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?