Vangjel Tavo fton Blendi Çuçin në debat të hapur publik: Zgjidh ditën dhe orën!
Kryesuesi i listës së kandidatëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo, i ka bërë thirrje kandidatit socialist në këtë qark, Blendi Çuçi, duke e ftuar në një debat të hapur publik, madje duke i lënë në dorë ditën dhe orën kur të dëshirojë ai, për të diskutuar ballë për ballë që nga inskenimet për blerje votash e deri në prezantim idesh.
Gjithashtu, edhe për të diskutuar edhe për atë se cfarë ka bërë rilindja në këto vite qeverisje.
“E ftoj Çuçin në një debat të hapur publik, ku të dojë, vendin, ditën dhe orën ta zgjedhë ai vetë, e të diskutojmë përballë që nga inskenimet për blerje votash e deri në prezantim idesh nëse ka dëshirë. Dhe mbi të gjitha le të flasë përballë meje dhe t’u drejtohet publikisht familjeve të thjeshta të qarkut tonë për çfarë u ka bërë “Rilindja” këto vite. Të pres! Ku dhe kur të duash”, shprehet kandidati i LSI-së për deputet në Gjirokastër, Vangjel Tavo.