Vangjel Tavo: Kam prova, mos bëni tentativa për pengimin e votuesve!
Kryesuesi i listës së LSI në Gjirokastër, Vangjel Tavo ka kërkuar që të mos bëhet asnjë përpjekje për vjedhjen e votave apo për pengimin e votuesve në zgjedhjet e 25 prillit. Në postimin në rrjetet sociale, ai është shprehur se ka prova për çdo shkelës të ligjit.
“Mos guxoni të vini në zbatim asnjë skenar sabotimi të procesit zgjedhor apo pengimi të votuesve për të marrë pjesë në zgjedhje dhe për të ushtruar të drejtën kushtetuese dhe njerëzore të votës:
⛔️ Mbledhje të kartave të identitetit.
⛔️ Fikje e qëllimshme e sistemit kompjuterik të kontrollit në kufi.
⛔️ Intimidim i banorëve
⛔️ Detyrim i mësuesve dhe të gjithë administratës për të votuar “Rilindjen.”
⛔️ Përfshirja e Policisë së Shtetit në shërbim të qeverisë në ikje.
Kam prova dhe do i bëj publike shumë shpejt.
Çdo shkelës, autor apo ndjekës i cilitdo plan sabotues apo intimidues do përballet me drejtësinë.
“Rilindja” nuk do ju mbrojë dot më 26 prill, se nuk do mbrojë dot as veten, ndaj mos provoni e guxoni të vini në zbatim skenarin më të vogël të paligjshmërisë”, shkruhet në reagimin e Tavos.
KOHA JONË SONDAZH

