Vangjel Tavo: 4 gushti nuk është thjesht zgjedhje, por zgjidhje!
Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo u shpreh se 4 gushti është një mundësi për bashkim.
Në një mesazh për banorët e Himarës, ndarë edhe në Facebook, Tavo theksoi se, “ne do punojmë së bashku në shërbim të Himarës”.
Tavo shprehet se ”4 gushti nuk është thjesht zgjedhje, por zgjidhje për të gjitha shqetësimet dhe nevojat tuaja. Unë ju premtoj se pas 4 gushtit Himara do ketë avokatin e vet në të gjitha institucionet shtetërore, e më tej”.
“Si kryetar i Bashkisë, unë ju zotohem se Bashkia e Himarës do jetë Bashkia juaj. Dhe dera e zyrës sime do të jetë gjithmonë e hapur për të gjithë ju”, theksoi Tavo.
Ai tha se, një e ardhme më e mirë, më e paqtë, më e bashkuar dhe më e begatë, na pret përpara për Himarën.
“Ju jam mirënjohës për mbështetjen tuaj. E ndihem thellësisht i nderuar që do ju shërbej si Kryetar i Bashkisë së Himarës”, u shpreh Tavo.
KOHA JONË SONDAZH

