Vangjel Tavo: Rilindas, a nuk ju vjen turp? Ditën e zisë për djalin e Gjirokastrës, ju bëni fushatë!
Kandidati i LSI-së, Vangjel Tavo ka reaguar për mos ndalimin e fushatës elektorale nga PS edhe pse ditën e sotme vendi është në ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Bashkim Fino.
Tavo ka publikuar foto që tregojnë vendosjen e banderolave të kandidatëve të PS, në shkelje të ligjit, afër institucioneve që do të organizojnë zgjedhjet. Tavo shprehet se Bashkim Fino është djalë i Gjirokastrës dhe sot qyteti duhet të tregonte respekt për të dhe jo të vazhdonte fushatën.
Partitë e opozitës, ditën e sotme pas shpalljes nga qeveria të zisë kombëtare, kanë ndërprerë aktivitetet politike për nder të ish-kryeministrit të qeverisë së Pajtimit Kombëtar, Bashkim Fino.
Reagimi i plotë i Vangjel Tavos në Facebook:
Rilindas, a nuk ju vjen turp?
Rilindas, sot, në një ditë zie kombëtare në nderim të humbjes së jetës së Bashkim Fino, birit të Gjirokastrës e gjetët të vendosni banderola? Nuk prisnit dot deri nesër? Që nuk jeni socialistë këtë e dinë të gjithë por që nuk jeni as humanë kjo vërtetohet gjithnjë e më shumë.
Dhe ju o rilindas po shkelni haptazi ligjin dhe Kodin Zgjedhor, keni vënë banderolë pranë KZAZ nr. 80 në Gjirokastër dhe në fasadën e Bashkisë Tepelenë, në shkelje të plotë dhe haptazi.
Nuk u mjaftuat të talleni me arrogancën tuaj gjithë këto vite me njerëzit e thjeshtë? Vetëm paratë e këtyre banderola mund të ushqejnë disa familje për një muaj. Por ju nuk keni ndjesi njerëzore dhe as keqardhje sepse paratë e drogës dhe korrupsionit i keni përfituar nga pushteti.
E shtyva për nesër konferencën për shtyp në respekt të mikut tim Fino, që u nda nga jeta sot, ndaj neser do mësojnë të gjithë se sa poshtë që keni rënë.
Jeni të humbur dhe këtë e dini edhe vetë. Të paktën ruani një pikë krenarie e priteni humbjen me dinjitet.
Vangjel Tavo
Rilindas, a nuk ju vjen turp?
Rilindas, sot, në një ditë zie kombëtare në nderim të humbjes së jetës së Bashkim Fino,…
Posted by Vangjel Tavo – Faqja Zyrtare on Monday, March 29, 2021
Lexoni edhe…
- Presidenti Meta: Fino ishte shumë njerëzor, shumë bujar, shumë zemërgjerë, tolerant dhe dinte të dallonte marrëdhëniet politike nga raportet njerëzore
- Institucioni i Presidencës ul flamurin në gjysmë shtize në nderim të ish-kryeministrit Bashkim Fino
- Rama flet për Finon: Kishte bërë një operacion, kemi ardhur për të ikur nga kjo botë
- Balla përlotet “live” në TV teksa merr lajmin për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos
- Ditë zie për Bashkim Finon, anulohet takimi i Bashës në Fier
- Mimi Kodheli kujton periudhën e Fakultetit me Bashkim Finon: Jam e sigurt që do takohemi sërish
- Politikani që i çarmatosi shqiptarët me buzëqeshje!
- Saimir Tahiri kryen homazhe në nder të Bashkim Finos
- Ambasada e SHBA mesazh për Finon: Do të kujtohet për udhëheqjen e qeverisë së pajtimit kombëtar
- Flamur Noka mesazh për Bashkim Finon: Humbje që na ka tronditur të gjithëve
KOHA JONË SONDAZH

