Vangjel Tavo: Rinia do risjellë shpresën në këtë vend!
Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo shprehet se shifrat e largimit të të rinjve nga vendi janë alarmante dhe kërkojnë përgjigje emergjente nga institucionet dhe shoqëria. Në një postim në Facebook, Tavo shkruan se zemërimi i të rinjve që ikin nga vendi duhet kthyer në energji për të ndryshuar situatën këtu.
Postimi i plotë i Vangjel Tavos në Facebook:
“Pothuajse çdo gjë madhështore është arritur nga rinia” ka thënë Benjamin Disraeli, shtetari i madh britanik.
Rinia është arkitektja e së ardhmes. Energjia e progresit. Ndërtuesja dhe zemra e një vendi. Rinia sot po detyrohet të largohet dhe për këtë ajo është më e trishtuar dhe më e zemëruar se kurrë.
Ky zemërim duhet të kthehet në veprim!
Rinia duhet të veprojë për t’i thënë JO vrasësve të shpresës!
JO korrupsionit! JO shpopullimit! JO mungesës së punësimit dhe pamundësisë për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre. Rinia duhet ta ndërtojë të ardhmen e saj këtu! Të punojë dhe të veprojë duke përmbushur e lirë ëndrrat e saj! Rinia mund të arrijë gjëra madhështore. Ashtu siç arriti rrëzimin e regjimit më të egër në Evropë ashtu siç do rrëzojë sërish regjimin më të korruptuar në kontinentin tonë.Rinia do risjellë shpresën në këtë vend!”
KOHA JONË SONDAZH

