Vangjel Tavo: Studentët meritojnë më shumë! Jo propagandë, por punë dhe përmbushje e çdo premtimi
Drejtuesi i LSI në qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo, thotë se studendët kanë nevojë urgjente për mbështetje, ndërsa shton se me ardhjen e qeverisë së re pas 25 prillit, buxheti për arsimin do të rritet në 5 %.
Në një postim në Facebook, Tavo shkruan se studentët nuk kanë nevojë për propagandë, por për punë dhe përmbushje të çdo premtimi.
Postimi i plotë i Vangjel Tavos në Facebook
Studentët në nevojë urgjente për mbështetje.
– Mbyllja e shumë degëve të studimit,
– tarifat e larta të studimeve Bachelor dhe Master,
– kushtet e vështira në konvikte, premtimi i pambajtur për kartat e studentit,
– nevoja për rimbursimin nga qeveria në shumë të caktuar të librave dhe teksteve,
– mungesa e Masterit Shkencor në Universitetin e Gjirokastrës duke detyruar kështu studentët të shkojnë në Tiranë apo të ndërpresin studimet pasi për ta është e papërballueshme,
– praktikat e papaguara dhe mos-konsiderimi i tyre si përvojë pune,
– dhe mungesa e mundësive për punësim pas diplomimit, janë problemet kryesore të studentëve.
Kjo situatë është e papranueshme.
Qeverisja e re do e rrisë në 5% të PBB buxhetin për arsimin.
Do të masivizojmë programin Mëso dhe Fito, që profesionistët e rinj të punojnë dhe fitojnë pranë biznesit, ndërsa mësojnë në shkollë.
Do të investojmë në kërkimin shkencor dhe inovacionin, që të rinjtë te tregojnë talentin e tyre dhe që shoqëria të konkurrojë në ekonomi me dinjitet si me fqinjët, ashtu edhe me botën.
Do sigurojmë kartën e studentit për të lehtësuar jetën studentore dhe shpenzimet e tyre të përditshme.
Qeverisja e re do përqendrohet e bashkëpunojë me IAL në Gjirokastër në rihapjen e programeve të studimit Bachelor që u mbyllën gjatë këtyre viteve në Universitetin e Gjirokastrës si edhe hapjen e Masterave Shkencor që studentët e jugut të vendit të vijnë në Gjirokastër e jo të ndërpresin studimet apo të sakrifikojë për të shkuar në Tiranë.
Do krijojmë mundësi të shumta punësimi që asnjë i ri apo e re e diplomuar të mos jetë pa punë por të sigurojë pavarësi ekonomike dhe të mbështesë familjen.
Studentët meritojnë më shumë!
Jo propagandë por punë dhe përmbushje e çdo premtimi.