Vangjel Tavo: Zgjedhjet në Himarë të pashmangshme, duket dialog dhe jo dh*në fizike
”Himara nuk mund të lihet pa u qeverisur”,-thotë prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo. Duke komentuar incidentin e ndodhur në këshillin bashkiak ku një mbështetës i Belerit e pështyu, Tavo tha se ishte një person i keqpërdorur nga politika.
”Nuk më bën aspak përshtypje. Më vjen keq sjellja e njërit prej atyre personave në sallë. Jam i bindur që ka qenë sjellje e nxitur politikisht nga grupime politike.
Ata mendojnë se duke ushtruar qoftë dhe dhunë jo fizike por të formave të tjera mendojnë se mund tia arrijnë qëllimit.
Nuk më bën përshtypje por jo vetëm ai rast por dhe raste të tjera kanë treguar se asgjë nuk zgjidhet duke e tensionuar situatën, por me dialog, bashkëpunim e konsensus”,-tha në ”Report Tv”.