Vangjush Dako: Çeta e shpartalluar e SHQUP ka ngatërruar objektiv. Nga burgu të lirojnë gjykatat…

Pas protestës së disa militantëve të PD para selisë së bashkisë së Durrësit, ka ardhur dhe reagimi i kryebashkiakut të qytetit bregdetar Vangjush Dako.

Ai ka akuzuar PD se po përpiqet të falsifikojë një histori që nuk ka lidhje me të, ndërkohë që u bën thirrje që të protestojnë para Kushtetuese për të nxjerrë sa më shpejt Vetting-un nga aty.

Po citojmë të plotë postin e kryebashkiakut të Durrësit në rrjetin social:

Swiss Digital Desktop Reklama

E ndoqa me keqardhje përpjekjen e sotme të Shqupit për të vazhduar falsifikimin publik të një historie që s’ka asnjë lidhje me mua.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë jam kryetar bashkie dhe bëj vetëm detyrën time, me ndershmëri e pasion politik për qytetin tim dhe këtë qytetarët e Durrësit e dinë aq mirë sa më kanë vlerësuar me votën e tyre në rritje tre herë rresht.

Detyrën për të dënuar apo liruar njerëzit nga burgu e kanë gjykatësit dhe Gjykatat e Shqipërisë. Këtë edhe trimat e Shqupit e dinë shumë mirë, por trimëria e tyre është vetëm për të sharë, shpifur dhe falsifikuar të vertetën, jo për të denoncuar gjykatësit e korruptuar që janë edhe aleatët me të zellshëm të Shqupit.

Në vend që të shkojnë të protestojnë tek Gjykata Kushtetuese për të nxjerrë pa humbur kohë vendimin për Vetingun, trimat e Shqupit vijnë si një çetë e shpartalluar përpara bashkisë për të hedhur baltë mbi mua. Por balta e tyre vetëm më nderon dhe më motivon më shumë në betejën tonë me ta. Ne jemi e ardhmja, ata janë vetëm e shkuara.

Le të vazhdojnë se qershori po vjen dhe Durrësi do ta japë përsëri përgjigjen për kërkesën e tyre të papranueshme për t’u rikthyer në pushtet pasi rrënuan Shqipërinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?