Varhelyi nesër në Tiranë, takim me Ramën dhe Bashën

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi do të mbërrijë ditën e nesërme në Tiranë në orën 10:00.

Varhelyi pritet të zhvillojë vizitën e tij zyrtare në Shqipëri, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjithashtu, në fund të vizitës së tij të shkurtër në Tiranë, ai do të zhvillojë edhe një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Bëhet me dije se vizita e Komisionerit për Zgjerim ka si fokus kryesor ndihmën e BE për Shqipërinë për të përballuar pandeminë e COVID-19, si dhe dorëzimin e pjesës së parë të 145 mijë vaksinave të Pfizer, të financuara nga Bashkimi Evropian.

SHKARKO APP