Varhelyi nis vizitën e tij në Tiranë, mesazh Kuvendit: E ardhmja e rajonit në BE
Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi ka nisur ditën e sotme vizitën e tij në Tiranë me një fjalim para deputetëve në sallën e seancave plenare.
Gjatë fjalës së tij, zyrtari i lartë I BE u shpreh se:
“Nëpërmjet jush dua të përcjell një mesazhn të qartë: do t’ju qëndrojmë pranë, do punojmë me ju që të bëheni shtete anmëtare.
Ballkani Perëndimor ka qenë përparësi për këtë komision. Ne kemi qenë të angazhuar për të treguar rezultate lidhur me Ballkanin Perëndimor. E ardhmja e gjithë rajonit është në BE.
Jemi këtu për të bashkëpunuar me ju në mënyrë që të ketë sa më shumë rritje ekonomike dhe vende pune”, u shpreh Varhelyi.
Sipas tij, BE do të jaapë për Ballkanin Perëndimor, në formë granti, plot 9 miliardë euro investime.