Varhelyi reagon për takimin me Ramën: Ja çfarë do të diskutojmë sot në Samitin e Tiranës

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka takuar kryeministrin Edi Rama para Samitit të Tiranës.

Varhelyi zbulon se në Samit do të diskutohet për zbatimin e Planit Ekonomik dhe të Investimeve për rajonine Ballkanin Perëndimor paraqitur nga KE.

Ai gjithashtu thekson se do të shihet përpara për Samitin e Procesit të Berlinit që mbahet më 5 korrik.

STATUSI NGA OLIVER VARHELYI

Përpara Samitit të Tiranës me drejtuesit e # Ballkanit Perëndimor u takova me Kryeministrin Edi Rama.  Ne do të diskutojmë zbatimin e Planit Ekonomik dhe të Investimeve, të paraqitur për rajonin nga

KE, si dhe shikojmë përpara për në Samitin e Procesit të Berlin me udhëheqësit e rajonit në 5 korrik.

 

SHKARKO APP